Rastet kur kryhen shërbime me para të falsifikuara nuk janë të rralla, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tri qytete të Kosovës janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë.
Në Prishtinë, një zyrtar i bankës ka raportuar se gjatë deponimit të parave janë gjetur pesë monedha të bankënotave 50 eurove. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar bëhet e ditur në raportin e PK-së.
Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodhur në Bankën Qendrore të Kosovës.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prizren, ku po ashtu një zyrtar i bankës gjatë numërimit ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e PK-së.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se bëhet fjalë për bankën TEB, që gjendet në këtë qytet.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në qytetin e Gjakovës, një femër, zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë numërimit ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa ky rast i tretë, burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se ka ndodhur në pompën e derivateve VEDA 2 Petrol, në Gjakovë.