image Nga paratë e vjedhura prej buxhetit të shtetit, 55 mijë euro përfunduan te “NPT Fati”

Kosovë

Nga paratë e vjedhura prej buxhetit të shtetit, 55 mijë euro përfunduan te “NPT Fati”

news image

“LDA Group” në llogarinë e së cilës kaluan kundërligjshëm 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është kujdesur që brenda datës 12 tetor 2020 të realizojë disa transaksione me qëllim të shpërndarjes dhe fshehjes së mjeteve të përfituara kundërligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Nga llogaria bankare e “LDA Group” rezulton se në mesin e pranuesve është edhe kompania “NPT Fati”, në të cilën u transferuan hiç më pak se 55,261,50 euro, në emër të “pagesë e faturës nr 20-shv01-001-1 (blloka dhe armaturë)”.

Ky transfer u krye më datë 12.10.2020. /Gazeta Sinjali/