image Nga nesër mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

Kosovë

Nga nesër mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

news image

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga fshati Gornje Sello deri në Prevallë (tek hotel Sharri), do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve, nga 2 korriku 2020 (e enjte), shkruan Gazeta Sinjali.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

Luten të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë./Gazeta Sinjali/