image Nga nesër, Kurti, Konjufca, Haxhiu, Abazi e Vitia nuk do të mund të hyjnë në Kuvend

Politikë

Nga nesër, Kurti, Konjufca, Haxhiu, Abazi e Vitia nuk do të mund të hyjnë në Kuvend

news image

Albin Kurti, Haki Abazi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu e Arben Vitia në rast të formimit të Qeverisë Hotit do të mbesin jashtë Kuvendit.

Kjo për faktin se të njëjtit nuk kanë mundësi të rikthimit në pozitën e deputetit, pasi që në momentin e votimit si ministra e humbin mandatin si deputet.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Albin Kurti kishte marrë 183,868 vota, pas tij Glauk Konjufca ishte më i votuari me 72,775 vota, Albulena Haxhiu kishte marrë 46,861 vota, Arben Vitia 26,074 vota, dhe Haki Abazi 15,922 vota.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi zëvendëskryeministër i dytë.

Por, pas mocionit për rrëzimin e kësaj Qeverie, dhe në rast të formimit të Qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, ministrat aktual në detyrë të LVV-së do të mbeten jashtë ministrive por edhe jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në ora 11:00 të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re./Gazeta Sinjali/