image Nga nesër fillon vaksinimi edhe të dielave në Kosovë

Shëndetësi

Nga nesër fillon vaksinimi edhe të dielave në Kosovë

news image

Të gjithë qytetarët e Kosovës nga nesër mund të vaksinohen edhe të dielave, kjo sepse Qendrat e Vaksinimit do të jenë hapura, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për shtyp të mbajtur më 3 shtator.

“Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave“, ka thënë ai.

Kurse MSH-ja dje ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet edhe gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook është bërë e ditur se ky vendim është marrë për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së qytetarëve për vaksinim.

/Gazeta Sinjali/