Për rreth 3 muaj gradualisht Ministria e Shëndetësisë ka paraparë largimin e masave izoluese për parandalimin e koronavirusit.
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të siguruar nga KOHA, që nga 18 maji qytetarët do të mund të lëvizin për më shumë se 2 orë, kur pritet të hapet edhe transporti hekurudhor.
Deri më tani, sipas masave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë qytetarëve u lejohet qarkullimi nga 90 minuta, deri në një vendim të ri të ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar më herët se deri më 30 prill do të bëhen publike masat e reja për parandalimin e koronavirusit derisa ato aktuale vlejnë deri më 4 maj./Gazeta Sinjali/