image Nga Ministria e Shëndetësisë: Duhet të bëhemi gati sepse muaji korrik do të jetë i vështirë

Shëndetësi

Nga Ministria e Shëndetësisë: Duhet të bëhemi gati sepse muaji korrik do të jetë i vështirë

news image

Zëdhënesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se muaji korrik do të jetë i vështirë dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes.

“Në bazë të asaj që ka rrjedhë, në këtë muaj duhet të bëhemi gati që të jetë muaj i vështirë, por duhet të bëhemi gati që në muajin tjetër të jemi më mirë”, u shpreh Hoti.

Hoti, ka thënë se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19, është si pasojë e mosrespektimit të masave.

 “I bëj thirrje qytetarëve të heqin dorë nga disa aktivitete që po ndikojnë në mbjelljen e virusit. Disa aktivitete të ndryshme që kanë ndodhur ilegale, dasmat e ahengje e deri te trendi i lëvizjes në bregdete gjatë vikendit kanë bërë që të kemi situatën e ngarkuar. Shifrat tregojnë se si jemi sjell ne si shoqëri”, deklaroi ai.

Më tutje, Hoti tha se Qeveria e Kosovës kishte synim lirimin e masave, por që disa biznese e kanë keqpërdor mirëbesimin e shtetit dhe nuk kanë respektuar masat.

 “Qeveria ka kërkuar nga ISHKP me automatizëm që secila komunë që ka rritje të numrit do të përjetoj fatin që të futet në kufizimin e lëvizjes”, theksoi ai në Dukagjin.

Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nga sot do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koronavirus.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht, në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 531./ Gazeta Sinjali/