image Nga këto vendbanime vijnë të infektuarit me koronavirus nga komuna e Dragashit

Shëndetësi

Nga këto vendbanime vijnë të infektuarit me koronavirus nga komuna e Dragashit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka publikuar të dhënat e fundit për rastet e reja me koronavirus në vendin tonë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rezulton se në komunën e Dragashit janë shtuar edhe pesë pacientë të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

 “Raste pozitive nga komuna e Dragashit sipas vendbanimit janë: 2 raste në Kuklibeg, 1 rast në Dragash, 1 rast në Zgatar, 1 rast në Brezne”, njofton komuna e Dragashit, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje komuna bën thirrje që të respektohet distanca fizike, qytetarët të mbajnë maskën, t’i pastrojnë duart rregullisht, të shmanget shtrëngimi i duarve dhe secili rast i infektuar me koronavirus të vetizolohet. /Gazeta Sinjali/