image Nga këto komuna vijnë 213 të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Nga këto komuna vijnë 213 të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 213 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 109 pacientë.

213 të infektuarit e fundit vijnë nga: Komuna e Prishtinës 80 raste, Komuna e Prizrenit 17 raste, Komuna Ferizaj 15 raste, Komuna e Gjilanit 14 raste, Komuna e Podujevës 12 raste, Komuna e Drenasit 11 raste, Komuna e Fushë Kosovës 9 raste, Komuna e Mitrovicës 7 raste, Komuna e Suharekës 7 raste, Komuna e Lipjanit 6 raste, Komuna e Pejës 6 raste, Komuna e Vitisë 6 raste, Komuna e Vushtrrisë 5 raste, Komuna Skenderajt 4 raste, Komuna e Deçanit 3 raste, Komuna e Malishevës 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.

Aktualisht në Kosovë janë 2,902 raste aktive me koronavirus, ndërsa në total janë shënuar 164 viktima, që sipas IKSHPK-së, të gjithë kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Gazeta Sinjali