image Nga kanosja me vrasje deri te pendimi, deklarata e pamatur që dha anëtari i Nismës Haxhi Hoti për Albin Kurtin

Kosovë

Skandal/ Nga kanosja me vrasje deri te pendimi, deklarata e pamatur që dha anëtari i Nismës Haxhi Hoti për Albin Kurtin

news image

Anëtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidat për deputet nga kjo parti, ka bërë një postim të rrezikshëm për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai ka thënë se Kurti i ka dy ospsione ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet.

Sipas tij, nuk është interes i Kosovës që Kurti të jetë kryeministër.

Ky postim nuk ka qëndruar edhe gjatë në profilin e Haxhi Hotit, kjo pas presionit publik me të cilin u përball ai.

Madje nga deklarata e pamatur e Hotit u distancua edhe partia e tij, Nisma Socialdemokrate.

Pas kësaj, Hoti lëshoi një tjetër deklaratë ku thotë se postimi kërcënues për Albin Kurtin ishte ‘gabim teknik’.

Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje nëse ndaj Haxhi Hotit do të merren masa.

Për këtë deklaratë deri më tani nuk janë prononcuar as nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo Haxhi Hoti ka marrë mijëra komente negative nga komentuesit. /Gazeta Sinjali/