image Nga java tjetër gastronomët duhet të pajisen me certifikatë të vaksinimit

Shëndetësi

Nga java tjetër gastronomët duhet të pajisen me certifikatë të vaksinimit

news image

Pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se kanë vendosur që punëtorët e këtij sektori deri javën e ardhshme të vaksinohen kundër Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Është e rëndësishme që gastronomët të vaksinohen me qëllim të operimit të biznesit, thuhet në njoftim.

Kjo e fundit, nga java e ardhshme do të fillojë të jetë e nevojshme edhe për stafin e gastronomisë që të jenë të pajisur me certifikatë të vaksinimit, në kuptim të operimit të biznesit, dhe do të pasojë pas më së shumti dy javësh edhe nevoja që qytetarët të kenë së paku një dozë të vaksinës, në rast të frekuentimit të të gjitha lokaleve të gastronomisë, si restaurante, kafiteri, salla të dasmave, klube të natës dhe aktivitete tjera?”, shkruhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Sapo përfunduam takimin me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, dhe përfaqësues të IKSHP-së.

Baza e takimit ishte diskutimi për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme, e që ndërlidhet me kërcënimin e shpërthimit epidemiologjik të variantit të ri të COVID-19, verzionin Delta, përkatësisht me dhjetëfishimin e rasteve të reja pozitive.

Përpos shtimit të rasteve, insentivizimi i popullatës në procesin e vaksinimit është mëse i nevojshëm. Për këtë, edhe SHGK ka filluar fushatën e saj për vaksinimin e gastronomisë dhe popullatës.

Kjo e fundit, nga java e ardhshme do të fillojë të jetë e nevojshme edhe për stafin e gastronomisë që të jenë të pajisur me certifikatë të vaksinimit, në kuptim të operimit të biznesit, dhe do të pasojë pas më së shumti dy javësh edhe nevoja që qytetarët të kenë së paku një dozë të vaksinës, në rast të frekuentimit të të gjitha lokaleve të gastronomisë, si restaurante, kafiteri, salla të dasmave, klube të natës dhe aktivitete tjera.

Ju lusim që të shfrytëzoni këtë rast për të mobilizuar sa më shumë stafin tuaj, klientët tuaj që të marrin vaksinat, në mënyrë që të parandalojmë një valë të re epidemiologjike, dhe një mbyllje eventuale, duke dashur të kujdesemi paralelisht edhe për shëndetin publik dhe atë ekonomik.

Gjithashtu vlen të ceket që orari i operimit të bizneseve do të rritet deri në ora 12:00 të mesnatës, sipas rregulloreve komunale, e poashtu vlen e njëjta edhe për klubet e natës të cilat do të funksionojnë deri në ora 03:00 të mëngjesit, duke mundësuar një operim më të lehtë për të gjitha domenet e gastronomisë, por me kufizimet e cekura më lartë. Në rast të mosbashkëpunimit tonë, në fund me pasojat do të ballafaqohemi të gjithë, duke filluar nga ne e duke pasuar edhe me sektorë të tjerë”.

GazetaSinjali/