image Nga Intensivja flasin për vdekjen e Mujës, në pyllin e Gradicës ishte plagosur në kokë

Sociale

Nga Intensivja flasin për vdekjen e Mujës, në pyllin e Gradicës ishte plagosur në kokë

news image

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, ka folur për Gazetën Sinjali rreth vdekjes së Bekim Mujës, derisa ka thënë se gjendja e tij shëndetësore këto javë ka qenë shumë e rëndë.

Uka për Sinjalin ka treguar se Muja ka vdekur pasditen e sotme.

“Po, fatkeqësisht nuk ka mundur t’i përballojë plagëve që ka marrë me armë zjarri. Ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Gjendja e tij prej ditës së parë ka qenë shumë e rëndë. Ai ka qenë i plagosur edhe më herët, gjatë kohës së luftës por, kjo e fundit, plagosja me armë zjarri, ka qenë fatale”, tha Uka për Sinjalin.

Uka ka shtuar gjithashtu se i ndjeri, ka qenë i plagosur në kokë.

Gazeta Sinjali ka raportuar se Muja, bashkë me djalin e tij, ishin plagosur në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit. Djali i tij 15-vjeçar A.M, kishte vdekur në vend, ndërsa Bekim Muja sot.

/Gazeta Sinjali/