image Nga i pastrehë, Gashi gëzon sot orë 250 mijë dollarë

Nga i pastrehë, Gashi gëzon sot orë 250 mijë dollarë

news image

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Gashi është padyshim një rast suksesi. Nga të qenit i pastrehë, ai u kthye në një artist me famë ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me disa nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit. Jeta e tij mori një kthesë drastike pasi ai u frymëzua nga një billboard i mikut të tij ASAP Rocky, ndërsa po shëtistë në rrugën “East Houston” në New York.

“Shikova lart dhe pashë fytyrën e tij në një billboard. Ishte dikush që e njihja para se të bëhej ky që është sot dhe mendoj se ai më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai do të mund ta bënte atë, pse nuk mundem unë?”-u shpreh fillimisht Gashi për “HollywoodLife.com”.

“Gjërat kanë ndryshuar dhe unë jetoj në një mënyrë tërësisht ndryshe. Çdo gjë që kam kërkuar po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të”-vijoi më tej ai, duke iu referuar vështirësive të mëparshme ekonomike dhe luksit mes të cilit jeton sot. Nga një njeri pa shtëpi në rrugët e New York-ut, Gashi mban në duar momentalisht një orë prej 250 mijë dollarësh.

Risjellim në vëmendje se Gashi nënshkroi dhe lëshoi albumin e tij të parë me Jay Z Rock Nation dhe RCA, disa vite pasi Jay Z i hodhi në plehra një CD të dhënë gjatë një takimi dy palësh. Pas datës 20 shtator, kur këngët u lançuan në tregun ndërkombëtar muzikor, Gashi filloi t’i përkushtohej tërësisht repit./Gazeta Sinjali/