Ardian Bujupi ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Casino”.
Në tekstin dhe klipin muzikor, ai rrëfen jetën e një refugjati, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të personalisht.
Një vogëlush i cili fshihet në pjesën e pasme të makinës për të kaluar doganën përfundon duke bërë jetë rruge. Ndonëse largohet nga shteti pa para dhe pa të ardhme, ai e gjen veten në mes të alkoolit, drogës dhe më pas përfundon duke vjedhur.
Në një moment, djali zbulon mikrofonin dhe i përkushtohet në maksimum muzikës. Madje në një pjesë të tekstit, Ardiani këndon frazën: “I varfër apo i pasur, e meritoj këtë”, duke nënkuptuar se njeriu merr atë që dëshiron në këtë jetë.
Kënga është në gjuhën gjermane dhe pritet që të jetë suksesi i rradhës për artistin./Sinjali/