image Ardian Bujupi dhe artisti i njohur bashkojnë forcat në projektin e ri
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

Ardian Bujupi dhe artisti i njohur bashkojnë forcat në projektin e ri

news image

Ardian Bujupi si duket nuk di të ndalur. Pas publikimit të këngës “Peligrosa”, ai së shpejti do të vijë me një projekt tjetër muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësaj radhe këngëtari ka bashkuar forcat me artistin e njohur ‘Dystinct’ ku së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre.

Para disa ditësh, Ardian Bujupi zbuloi surprizën e tij të madhe, të cilën po e prisnim prej muajsh. Këngëtari zbuloi se për 10-vjetorin e karrierës do të publikojë projektin më të rëndësishëm. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10”.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, shkroi Bujupi.

Ndërkohë tre ditë më parë ai ngatërroi gjithë rrjetin, pasi publikoi në rrjete sociale foto me një bionde misterioze. Vajza në fjalë shihej duke ecur përkrah këngëtarit dhe të gjithë në një moment menduan se ajo ishte Loredana. Vajza në foto kishte një ngjashmëri shumë të madhe me reperen, por më vonë u zbulua se nuk ishte ajo.

Vetë Ardiani ka publikuar sot një tjetër video me bionden bukuroshe dhe ka zbuluar identitetin e saj, duke shuar dyshimet e fansave. Ai ka treguar se vajza quhet Semira dhe ndoshta këngëtari do të jetë duke bashkëpunuar me të për albumin e tij, ose ndonjë videoklip të ri.

/Gazeta Sinjali/