FC Feronikeli para pak minutash zyrtarizoi edhe Adem Maliqin nga Flamurtari.
“Industrialistët” ishin mjaft aktiv në këtë merkato duke transferuar lojtarë kualitativ dhe do të synojnë titullin kampion në edicionin e ardhshëm.
Kurse, Maliqi është transferimi i fundit për ekipin nga Drenasi në këtë afat kalimtar.
Këtë për Sinjali Sportiv e ka konfirmuar zyrtari për media i Feronikelit, Erlind Krasniqi.
” Para pak minutave ka dalë edhe prezantimi i fundit. Për këtë afat u mbyll me Adem Maliqin” – tha Krasniqi. /Sinjali Sportiv/