Ngrohtorja “Termokos” ka bërë të ditur për banorët e lagjes “Bregu i diellit” në Prishtinë se nga e hënë e ardhshme ekipet hulumtuese, do të shkojnë në banesat e banuara për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë lagjen.
Përmes një njoftimi “Termokos” ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë.
“Shpërndajeni këtë post dhe lajmëroni të gjithë, që jetojnë në rrugën “Elez Geci” dhe “Qazim Bobaj” hyrjet me numër prej 1 deri 8. Së shpejti vijmë në të gjitha lagjet!“, thuhet në njoftim.