image Nga e hëna lëshohen vulat apostile edhe në Komunën e Pejës

Kosovë

Nga e hëna lëshohen vulat apostile edhe në Komunën e Pejës

news image

Agjencia e Regjistrimit Civil nga e hëna fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës. Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu”, thuhet në komunikatë.

Ceremonia  do të mbahet  nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës. /Gazeta Sinjali/