image Kosovarët merakli të Golf 2-shit, gati tre mijë të regjistruar gjatë vitit 2021

Sociale

Kosovarët merakli të Golf 2-shit, gati tre mijë të regjistruar gjatë vitit 2021

news image

Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 637 vetura të tipit “Golf 2” të markës Volkswagen, ndërkohë të tipit “Golf 3” 178.

Kështu ka bërë të ditur me anë të të dhënave statistikore Ministria e Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, Volkswagen ka qenë marka dominante e veturave të regjistruara për këtë vit – 105.881 copë. Marka e dytë është Opel me 37.294 vetura të regjistruara.

E treta markë me radhë është marka Audi me 26,543 vetura të regjistruara, të pasuara nga markat Mercedes (24,118) dhe BMW (16,931), shkruan lajmi.net./GazetaSinjali/