image Delegacioni francez shkon në zyrat e MPB-së: Palët u pajtuan se janë plotësuar kushtet për vizat

Politikë

Delegacioni francez shkon në zyrat e MPB-së: Palët u pajtuan se janë plotësuar kushtet për vizat

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca, me të cilët ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga MPB kanë thënë se të dyja palët janë pajtuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe se Kosova ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni si dhe të drejtat fundamentale njerëzore.

“Të dyja palët u pajtuan që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni si dhe të drejtat fundamentale njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Nga kjo Ministri kanë deklaruar se kanë kërkuar përmbylljen sa më të shpejt të këtij procesi.

Franca është jashtëzakonisht e kënaqur me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave në fushën policore e të migracionit. Ky proces tashmë ka hyrë në fazën finale dhe po diskutohet në formatin e Grupit për Viza të Këshillit të BE-së. Si Republikë e Kosovës kërkuam përmbylljen sa më shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave meqë qytetarët tanë e meritojnë”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/