Agjencia e Regjistrimit Civil nga e hëna fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës. Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu”, thuhet në komunikatë.
Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës. /Gazeta Sinjali/