image Nga e hëna lehtësohen masat në qendra korrektuese, lejohen këto vizita

Kosovë

Njoftim/ Nga e hëna lehtësohen masat në qendra korrektuese, lejohen këto vizita

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës nga dita e hënë do të fillojë me lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë në institucionet korrektuese.

Përmes një njoftimi thuhet se të fillojë lejimi i vizitave të organizatave joqeveritare, të cilat monitorojnë institucionet korrektuese.

Gjatë vizitës se tyre, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare janë të obliguar të mbajnë distancën sociale dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/