image Nga dialogu deri te shqiptarët e Luginës, Meliza Haradinaj ia jep disa këshilla Donika Gërvallës

Politikë

Nga dialogu deri te shqiptarët e Luginës, Meliza Haradinaj ia jep disa këshilla Donika Gërvallës

news image

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, me një letër publike e ka uruar kryediplomaten e sapozgjedhur të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, të cilës ia ka dhënë disa këshilla për punët me të cilat do të përballet në këtë post, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj – Stublla e ka këshilluar Gërvalla- Schwarz që të mos lejojë që të injorohet në dialogun Kosovë – Serbi.

“Mos lejoni që t’u lënë jashtë dyerve të dialogut me Serbinë, sepse për Kosovën, kjo është çështja me e rëndësishme e politikës së jashtme, e kjo posaçërisht në përgjigje të shtetit fqinjë që këtë proces e konsideron si çështje të brendshme”, thuhet ndër të tjera në letrën publike të saj.

Ish-kryediplomatja e ka lutur pasardhësen e saj që të mos i harrojë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata të Malit të Zi, si dhe Nezir Mehmetajn e Blerim Maçastenën që po mbahen ilegalisht të burgosur në Serbi, për lirimin e të cilëve e ka këshilluar që të vazhdojë kërkesat në instanca ndërkombëtare.

Haradinaj – Stublla e ka këshilluar Gërvalla- Schwarz që të mos i lejojë zyrtarët serbë që të vijnë të “defilojnë” në territorin e Kosovës, për shkak se të njëjtit thotë se ende nuk kanë dhënë përgjegjësi kriminale për krimet gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.

Në fund, ish-shefja e diplomacisë kosovare ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar në secilin aspekt në MPJD.

“MPJD ka nevojë për vazhdimin e veprimeve në adresimin e sfidave të identifikuara më lart dhe më shumë se aq, prandaj për aq kohë sa kam qenë në detyrën që sot iu besua juve, ua vë në dispozicion institucional gjithë përvojën dhe gatishmërinë time për të ndihmuar në secilin aspekt punën dhe vazhdimësinë në MPJD, si ish titullare”, thuhet tutje në letrën e saj./Gazeta Sinjali/

NË VEND TË PRANIM-DORËZIMIT TË DETYRËS PËR: SH.S.Z. Donika Gërvalla, Zëvendës-Kryeministre dhe Ministre e VII-të e…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Tuesday, March 23, 2021