image Nga aksidenti në Veternik lëndime pësuan dy këmbësorë

Siguri

Nga aksidenti në Veternik lëndime pësuan dy këmbësorë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident zinxhiror në Veternik. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dy këmbësorë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për Sinjalin.

Kelani shtoi se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar.

/Gazeta Sinjali/