image Nga agjenda deri tek deklarata e fundit e Chollet, krejt çka dihet deri më tani për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
[wp-story id="814678"]

Politikë

Nga agjenda deri tek deklarata e fundit e Chollet, krejt çka dihet deri më tani për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër (27 shkurt) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15 Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15 Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pranimi i letrës së përbashkët i Kurtit nga Macron, Scholz e Meloni

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër të përbashkët nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

ZKM tha se me këtë letër, ata kanë “mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian”.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në letër.

Shkrimi i Derek Chollet përpara takimit të nesërm

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë sot se e përkrah angazhimin e Serbisë në propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen finale me Kosovën.

Chollet ka shkruar në Twitter të dielën se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e së hënës në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit Vuçiq.

“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për  konstruktivitetin në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Chollet.

/GazetaSinjali/