image Nga 500 euro i bëri 20 mijë, ndalohet ferizajasi

Kosovë

Fajde/ Nga 500 euro i bëri 20 mijë, ndalohet ferizajasi

news image

Një person në Ferizaj është ndaluar për 24 orë nga Prokuroria Themelore. Ndalimi i tij u bë dje rreth orës 18:00.

E.H. dyshohet se nga dhjetori 2018 deri në prill 2019 ka arritur të përfitojë 20 mijë euro prej vetëm 500 eurove nëpërmjet fajdes, shkruan Sinjali.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicilaet E.H., nga Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Sinjali