image Nga 36 personat e testuar në karantinë, një del pozitiv me koronavirus, sot pritet të testohen edhe 91 të tjerë

Kosovë

Pandemia/ Nga 36 personat e testuar në karantinë, një del pozitiv me koronavirus, sot pritet të testohen edhe 91 të tjerë

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se prej 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve të cilët janë testuar dje, vetëm njëri ka dalë pozitiv.

Siç njofton ai, sot pritet të bëhet testimi edhe i 91 personave të tjerë dhe nëse rezultatet e tyre dalin negative, ata do qysh nesër do të lirohen për në shtëpi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoti ka bërë me dije se testime do të ketë edhe nesër. IKSHP’ja do të testojë edhe mostrat e 33 personave të tjerë, të cilët ishin vendosur në karantinë më 21 mars.

“Gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar me datën 20 mars 2020. Personat që rezultojnë negativ në Covid-19 pritet të lirohen nesër në shtëpi, gjithashtu, duke u rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë. Kurse, gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020”, ka shkruar Hoti.

Në Qendrën e Karantinës, aktualisht janë mbi 500 persona të karantinuar, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158223827555816&set=a.340298465815&type=3&theater