image Nga 2.1 milionët e vjedhura prej buxhetit të shtetit, 50 mijë euro përfunduan te “Dili Commerce SHPK”

Kosovë

Nga 2.1 milionët e vjedhura prej buxhetit të shtetit, 50 mijë euro përfunduan te “Dili Commerce SHPK”

news image

Kompania “Dili Commerce SHPK” bën pjesë në listën e pranuesve të mjeteve të vjedhura nga buxheti i shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Në kompaninë “Dili Commerce SHPK” janë transferuar hiç më pak se 50,000 euro më 12 tetor.

Transferi u krye në emër të “Pagesës së faturës nr 111020201”.

“LDA Group” është kujdesur që dhjetëra mijëra euro t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të ndryshme, me lloj lloj përshkrimesh, vetëm e vetëm për t’i humbur gjurmët e krimit që varfëroi buxhetin e shtetit ditë më parë.

Gazeta Sinjali ka vërtetuar se nuk bëhet fjalë për kompaninë e autobusëve ‘Dili Commerce’, por për një kompani tjetër që ka të njëjtin emër.  /Gazeta Sinjali/