image Nga 16 marsi s’ka më vetura pa stikersa

Sociale

Nga 16 marsi s’ka më vetura pa stikersa

news image

Nga nesër (e enjte), 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. 

Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme.

Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku vlerëson se projekti në fjalë ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës” vlerëson drejtori Mazreku

Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

/GazetaSinjali/