Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në Malishevë, ku do të takohet me zyrtarët e kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton MPB-ja, takimi do të mbahet sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.
“Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune“, thuhet në njoftim.