image Nga 1 qershori Mali i Zi ka nisur të mirëpres turistët kosovarë

Rajon

Nga 1 qershori Mali i Zi ka nisur të mirëpres turistët kosovarë

news image

Mali i Zi mirëpret të gjithë turistët nga Kosova që ta vizitojnë këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur nga zëvendësministri i Turizmit, Armend Milla i cili ka thënë se nga data 1 qershor Mali i Zi i ka hapur të gjitha kufijtë me shtet fqinje.

“Më 1 qershor është hap kufiri i Malit të Zi me shtetet fqinje. Ftohen të gjithë mysafirët nga Kosova që ta vizitojnë Malin e Zi”, ka thënë ai.

Sipas tij, siguria për pushuesit në këtë shtet është në nivel të lartë.

“Qeveria e Malit të Zi është në komunikim të rregullt me përfaqësuesit e hotelerive, pasi siguria është gjëja kryesore për turistët që e vizitojnë këtë shtet. Kjo situatë nuk është e favorshme për askënd. Turistët që e vizitojnë Malin e Zi në këtë situatë do i japim shumë rëndësi. Në dy kufijtë mund të hyjnë vizitor”, theksoi ai.

Milla tha se plazhet dhe jeta e natës janë të hapura dhe janë të përcaktuara me rregulla nga shteti.

“Nëse një plazh ka pas 100 komplete këtë vit duhet të ketë 50 ose 60. Ideja është që të punohet në mënyrë afat gjate dhe të jepet një ofertë e volitshme. Jeta e natës është e hapur, po normal që duhet të respektohen rregullat e Institutit Publik”, tregoi Milla, duke shtuar se këtë fundjavë beson që një delegacion do vijë në Kosovë, nga Mali i Zi për të prezantuar ofertën turistike të këtij shteti.

Zëvendësministri i Turizmit, tha tutje se edhe i gjithë sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të mundshme. /Gazeta Sinjali/