Ambasada e Kosovës së Ankara ka njoftuar se Turqia ka hequr kufizimet për hyrje-dalje në Turqi në të gjitha pikat kufitare (ajrore, detare dhe tokësore, përveç atyre me Iranin), me kusht që shtetasit e huaj t’u përmbahen rregullave të caktuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, çdo person, shtetas turk apo i huaj, në momentin e hyrjes në Turqi, do t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor. Nëse me atë rast paraqiten simptome, atëherë do të kryhet testi për koronavirus pa pagesë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë gjithashtu njofton se shtetasit e huaj që ndodhen në Turqi, dhe të cilët që për shkak të situatës së krijuar si pasojë e COVID-19, mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve ndërkombëtare, nuk do të penalizohen apo gjobiten. Pra, personat të cilëve nga data e mbylljes së kufijve deri në normalizimin e situatës mund u ka skaduar viza apo leje-qëndrimi, nuk do të kenë pasoja për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit.
“Ministria e Jashtme turke bën të ditur gjithashtu se shtetasve të huaj të cilëve u ka përfunduar afati i përkohshëm i qëndrimit pa vizë apo afati i leje-qëndrimit, duhet të kthehen në vendet e tyre brenda një muaji që nga data e normalizimit të situatës gjegjësisht hapjes së fluturimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndërkohë pritet që nga 1 korriku 2020, linjat ajrore në mes Kosovës dhe Turqisë të fillojnë të qarkullojnë me orar të rregullt./Gazeta Sinjali/