image Nga 1 korriku hyn në fuqi rregullorja për Certifikatën Digjitale

Evropë

Nga 1 korriku hyn në fuqi rregullorja për Certifikatën Digjitale

news image

Pas arritjes së marrëveshjes mes Parlamentit dhe Këshillit Evropian mbi rregulloren e Certifikatës Digjitale, rregullorja është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 korriku.

Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropian, përmes një deklarate njofton se Certifikata Digjitale duhet të jetë gati deri në fund të muajit qershor, ndërsa nga 1 korriku do të hyjë në fuqi.

Shtetet anëtare të cilat kanë nevojë për kohë shtesë për të përgaditur procedurat e lëshimit të certifikatave, rregullorja do të fillojë aplikimin pas gjashtë javësh.

Kjo certifikatë do të përdoret për të lehtësuar lëvizjen e lirë më të sigurt për qytetarët brenda Bashkimit Evropian gjatë pandemisë COVID-19. /Gazeta Sinjali/