Në rrjetin e saj instagram, Rudina Dembacaj ka hapur një “Ask Question” me fansat e saj, e sigurisht që ajo nuk i shpëtoi pyetjeve për Mark Frrokun, shkruan Gazeta Sinjali.
E pyetur se sa është penduar për martesën e saj me Mark Frrokun, ajo u përgjigj se po të ishte e penduar do të kërkonte ndonjë burrë tjetër.
Një gjë do e keni mësuar deri më tani nga Rudina, ajo nuk vihet në siklet nga pyetjet e ndjekësve sepse pëgjigjet i ka gati, dhe se humori i saj nuk mungon asnjëherë.