Paris Saint Germain theu rekordin e transferimeve kur nënshkroi me brazilianin Neymar, duke paguar mbi 200 milionë euro për të.
Sulmuesi dëshironte kalimin te PSG, për të dalë nga hija e Leo Messit. Por, që nga transferimi i tij te parisienët, Neymar ka luajtur vetëm 45% të ndeshjeve në Ligue 1, që i bie 71 ndeshje dhe ka shënuar 87 gola, raporton Sinjali Sport.
Megjithatë, pavarësisht lëndimeve dhe ndeshjeve të humbura, ky transfer në aspektin profitabil nuk ka mundur të ishte më mirë për ish-sulmuesin e Barçës.
Sipas El Mundo, Neymar deri më tani i ka kushtuar Parisit 489 milionë euro. Paga e tij aktuale është 43.4 milionë, ndërsa sezonin tjetër do të përfitojë 50.6 milionë.
Neymar mund të largohet nga PSG dhe të mos i fitojë këto para, por me këtë kontratë duket shumë pak e mundur një gjë e tillë./Gazeta Sinjali Sporti/