image New York shpall gjendje emergjente nga vërshimet, stacioni hekurudhor mbushet me ujë (PAMJE)

Botë

New York shpall gjendje emergjente nga vërshimet, stacioni hekurudhor mbushet me ujë (PAMJE)

news image

Pas vërshimeve në qytetin e New York, Shërbimi Kombëtar i Motit e ka lëshuar paralajmërimin e parë ndonjëherë pasi stuhia Ida solli reshje të dendura, të cilat i vërshuan stacionet hekurudhore dhe rrugët në Manhattan, Brooklyn dhe New Jersey.

Një person ka mbetur i vdekur në New Jersey raporoti, The Washington Post.

Pak pas mesnatës, Kryetari i New York, Bill de Blasio, e shpalli gjendjen emergjente, duke thënë se: “Jemi duke u përballur me një ngjarje historike të motit sonte me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona.”

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen stacione hekurudhore nëntokësore të vërshuara nga uji. Vërshimet kanë prekur edhe disa rrugë dhe shtëpi, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

VIDEO 1

VIDEO 2

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se ka regjistruar 8 centimetra reshje për vetëm një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut.

Policia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin në rrugë, ndërsa departamenti i zjarrfikësve ka thënë se po u përgjigjet thirrjeve për ndihmë në pjesë të ndryshme të qytetit. /GazetaSinjali/