image New York/ Nuk mund të hyni në restorante, palestra dhe shfaqje pa dëshmi të vaksinimit

Botë

New York/ Nuk mund të hyni në restorante, palestra dhe shfaqje pa dëshmi të vaksinimit

news image

Kryebashkiaku, Bill de Blasio të martën njoftoi se qyteti i New York-ut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit për frekuentimin e aktiviteteve të brendshme, duke përfshirë hyrjen në restorante, palestra dhe shfaqje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Gazeta Sinjali, njoftimi është i fundit në një varg nismash që synojnë të inkurajojnë më shumë banorë që të vaksinohen, përderisa varianti Delta po përhapet në qytetin më të populluar të vendit.

“Ne e dimë se kjo është ajo që do ta ndryshojë rrjedhën”, u shpreh de Blasio, në një konferencë shtypi.

Nga 13 shtatori do të zbatohet politika, të cilën de Blasio e përshëndeti si të parën në vend, e që është e ngjashme me masat e marra në Francë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit./Gazeta Sinjali/