image Neville i impresionuar me të riun e Arsenalit: Ai më kujton Rio Ferdinandin e ri - Sinjali

Neville i impresionuar me të riun e Arsenalit: Ai më kujton Rio Ferdinandin e ri

news image

Arsenali e nisi mbarë kampanjën e edicionit të ri të Premier Ligës.

‘Gunners’ fituan me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Crystal Palaces.

Golat për londinezët u shënuan nga Gabriel Martinelli dhe një autogol nga Marc Guehi.

Një paraqitje të shkëlqyer këtë ndeshje dha i riu i Arsenalit, William Saliba, që duket se ka impresionuar edhe ikonën angleze, Gary Neville.

21-vjeçari bëri ndeshjen e tij të parë kompetitive për Arsenalin sonte, ndonëse ishte transferuar tre vite më parë, por u përcoll me tre huazime të njëpasnjëshme.

Debutimi i tij në Premier League s’mund të kishte shkuar më mirë, pasi që ai u zgjodh lojtari i ndeshjes nga SkySports, duke e ndihmuar klubin të mbajë portën e paprekur.

“Më bëri shumë përshtypje ai. Ai më kujtoi një Rio Ferdinand të ri“, deklaroi Neville pas ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: