image Neville: Arsenali do ta fitojë titullin e Premier Lague këtë sezon, Man City del i dyti

Futboll

Neville: Arsenali do ta fitojë titullin e Premier Lague këtë sezon, Man City del i dyti

news image

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka mbështetur Arsenalin për ta fituar titullin e Premier League për sezonin 2023-24.

Neville ka thënë se Arsenal duken skuadra e vetme për të cilën ai mendon se mund ta fitojë ligën.

Ai ka përmendur transferimet e reja të ‘Gunners’ këtë sezon, si arsye që londinezët mund ta arrijnë titullin e ligës, raporton Sinjali Sporti.

“Unë nuk mendoj se Arsenali mund të kishte bërë më shumë se kaq për të mbyllur diferencën (me Cityn). Ata kanë treguar qëllim të vërtetë me nënshkrimet që kanë bërë. Shqetësimi im është se ata janë skuadra e vetme që shikoj dhe që mendoj se mund të fitojë ligën. Me tre nënshkrimet që kanë bërë ata do të jenë më mirë.

“Vetëm për shkak të tre gjërave dhe për të mos fituar kurrë një të katërt, unë do të shkoj për Arsenal për të fituar ligën, City i dyti. Mendoj se Arsenali mund t’i mundë ata”, ka përfunduar Neville.

/GazetaSinjaliSport/