image Nesër vazhdohet marshi i mbetur në gjysmë nga viti 1997

Politikë

Prishtinë/ Nesër vazhdohet marshi i mbetur në gjysmë nga viti 1997

news image

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere do të mblidhen me 1 tetor te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Përmes një postimi në Facebook në faqen e ORCA-s është bërë e ditur se mbledhja mbledhja para shtëpisë së familjes Shoshi në rrugën e quajtur “1 Tetori”, fillon në orën 12:00 dhe do të përfundojë te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe të ndihmuar dhe të përcjellë nga Policia e Kosovës.

“Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit. Po ashtu për ta përkujtuar rezistencën e shoqërisë sonë që u përpoq shumë për të drejtën themelore të qasjes në arsim”, thuhet në postimin e ORCA-s.

Të interesuarit mund të marrin autobusin urban numër 4 dhe duhet të ndalen në stacionin te lagja “Taslixhe”, nga ku vendi i nisjes së marshit është 4 minuta larg. Ndërkaq, nisja e organizuar nga qyteti do të menaxhohet nga ORCA dhe Admovere. Të interesuarit për transport të organizuar duhet të jenë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë në orën 11:20, nga ku nisja bëhet me taxi.

https://www.facebook.com/342489262794222/videos/885136225201218/?t=0