image Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Nuhi Mavroqanit nga Kamenica që e vrau gruan e tij me shufër metalike

Drejtësi

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Nuhi Mavroqanit nga Kamenica që e vrau gruan e tij me shufër metalike

news image

Nesër në Gjykatën Themelore në Gjilan do të shpallet aktgjykimi ndaj Nuhi Mavrovqanit, nga Kamenica që më 25 korrik të këtij viti e kishte vrarë gruan e tij me shufër metalike, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga  kjo gjykatë.

“Ju njoftojë që me datë 04.12.2020, në ora 13:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë””, thuhet në komunikatë.

“Me datë 25.07.2020, në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”.

/Gazeta Sinjali/