image Nesër seancë e jashtëzakonshme për taksën

Kosovë

Kuvendi/ Nesër seancë e jashtëzakonshme për taksën

news image

Nesër në orën 11:00 pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Para tri ditësh, kryeministri Kurti ka mbajtur konferencë ku ka treguar që me 15 mars të këtij viti do të heqet taksa ndaj lëndës së parë të importuar nga Serbia e Bosnje & Hercegovina.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Sinjali/