image Nesër qartësohet gjithçka mes Eroll Salihut, Muharrem Sahitit dhe Agim Ademit

Futboll

Nesër qartësohet gjithçka mes Eroll Salihut, Muharrem Sahitit dhe Agim Ademit

news image

Mediat lokale raportojnë se presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vendosur të shkarkojë sekretarin Eroll Salihu dhe drejtorin e Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, përcjell Sinjali Sport.

Lidhur me këtë çështje, për lajmi.net, ekskluzivisht ka folur sekretari i FFK-së, Salihu, i cili bëri të ditur se ka mospajtime, derisa nesër do këtë mbledhje në Komitet, aty ku do diskutohen të gjitha.

“Jo, shiko kam mospajtime sigurisht. Nesër kemi mbledhje të Komitetit, nuk është në rëndë të ditës ajo, por sigurisht te kompetencat e kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. Mospajtime ka, por nesër është mbledhja dhe të shohim”.

Salihu gjithashtu tha se në rëndë të ditës nuk ka asnjë shkarkim, por nesër do vendoset gjithçka pasi do këtë diskutim të hapur për të gjitha kompetencat.

“Në rëndë të ditës nesër nuk ka asnjë shkarkim, por do diskutohet shumë hapur në mënyrë që mos me pas probleme në të ardhmen rreth kompetencave”, deklaroi ai.

Pra nesër do mësohet gjithçka pas mbledhjes që do mbahet nga Komiteti. /Gazeta Sinjali Sporti/