Adhuruesit e serialit “La Casa del Papel” nesër, më 3 dhjetor, mund t’i shohin pjesët e reja të sezonit të pestë të serialit.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të serialit në rrjetin social Instagram.
Më herët është bërë me dije se ky do të jetë fundi i një eksperiencë të jashtëzakonshme. ‘La Casa de papel’, është një prej serialeve më të ndjekur të të gjitha kohërave në Netflix.
Pesë episodet e para të sezonit të 5-të u publikuan me 3 shtator të këtij viti, dhe më 3 dhjetor do të publikohen 5 episodet e fundit.