image Nesër protestohet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Arsim

Nesër protestohet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës

news image

Nesër, duke filluar nga ora 12:00 kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e protestimit thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektorit në lidhje me ankesën e bërë nga ta.

Ankesa e tyre është bërë për vendimin që Senati i UP-së ka marrë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, për ta përsëritur testin pranues në studimet e doktoratës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që ditën e Premte më datë 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë protestë përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Arsyeja e protestës është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektoratit për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik.

Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës./Gazeta Sinjali/