image Nesër protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë

Kosovë

Njoftim/ Nesër protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë

news image

Qytetarët e Gjakovës nesër sërish do të protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë për të vizituar Kishën ortodokse në këtë qytet.

“Ne, si edhe në vitet e kaluara, duhet të kundërshtojmë këtë. Të mblidhemi nesër, në ora 08:30 para kishës ortodokse. Shihemi nesër në mëngjes”, thuhet në një njoftim për media.

Pelegrinët serbë çdo vit në këtë datë vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovë si traditë festive e tyre, por këto vizita shihen si të padëshiruara nga qytetarët shqiptarë, të cilët i akuzojnë pelegrinët serbë si të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.   

Edhe vitin e kaluar ka pasur protestë të qytetarëve të Gjakovës kundër ardhjes së pelegrinëve serbë./Gazeta Sinjali/