Qytetarët e Gjakovës sot serish do të protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë për të vizituar Kishën ortodokse në këtë qytet.
“Ne, si edhe në vitet e kaluara, duhet të kundërshtojmë këtë. Të mblidhemi, në ora 08:30 para kishës ortodokse. Shihemi në mëngjes”, thuhet në një njoftim për media.
Pelegrinët serbë çdo vit në këtë datë vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovë si traditë festive e tyre, por këto vizita shihen si të padëshiruara nga qytetarët shqiptarë, të cilët i akuzojnë pelegrinët serbë si të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.
Edhe vitin e kaluar ka pasur protestë të qytetarëve të Gjakovës kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. /Gazeta Sinjali/