image Nesër përsëri reshje bore në Kosovë

Kosovë

Nesër përsëri reshje bore në Kosovë

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore, shkruan Gazeta Sinjali.

Reshjet me intensitet mesatar të borës pritet të bien në vise të larta kodrinore-malore, kurse kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë për tetë ditët e ardhshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /Gazeta Sinjali/