image Nesër ora e parë e mësimit i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas

Arsim

Nesër ora e parë e mësimit i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas

news image

Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që, nesër, (e premte), 25 nëntor 2022, në të gjitha shkollat, nga niveli 6-9 dhe niveli 10-12, ora e parë e mësimit t’i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas, me përmbajtje në përputhje me grup moshat e nxënësve.

Siç njofton Ministria, kjo orë e mësimit mbahet me qëllim të kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhnënieve të shëndosha ndërpersonale në të gjitha nivelet.

“MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim zgjerimin e njohurive të nxënësve lidhur me parandalimin e dhunës ndaj vajzave/grave.  Aktiviteti mësimor, mund të përfshijë edhe adresimin e temave të tilla përmes eseve, vizatimeve,  diskutimeve dhe prezantimeve në grupe, por edhe mundësi tjera sipas zgjedhjes së mësimdhënësve në fushat e tyre lëndore. MASHTI ka hartuar edhe Informatorin shkollor për procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, të cilin mund ta përdorin mësimdhënësit që zgjedhin për ta diskutuar rolin e shkollës në parandalim dhe referim të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/