Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ka thënë se gjatë ditës së nesërme në Komunën e Prishtinës do të merren vetëm 15 raste për t’u testuar.
Gashi tutje ka theksuar se ditëve të fundit në Prishtinë ka rënë numri i testimeve për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nesër do të testohen vetëm 15 raste kontakti duke theksuar se ditëve të fundit ka rënë numri i testimeve në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu, Gashi ka bërë të ditur se nga 13 rastet e reja me koronavirus sot në Prishtinë, 7 prej tyre kanë qenë raste kontakti ndërsa 6 ishin mostra të marra nga Klinika Infektive. /Gazeta Sinjali/